Koronavirusi nuk do të ikë, do të persekutojë njerëzit për shumë kohë.
Ky është parashikimi i frikshëm i doktor David Nabarro, i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në një intervistë për BBC.
Ai u shpreh se koronavirusi nuk do të zhduket vërtet deri sa të gjendet një vaksinë, dhe ende nuk dihet se kur do të ndodhë kjo.
“Ende nuk dimë se sa imunë mund të jenë edhe personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19. Kjo do të thotë që elementët mbrojtës si maskat do të jenë pjesë e jetës tonë për një kohë të gjatë. Do të ketë shpërthime të vogla që do të dalin herë pas here. Çelësi për këtë virus është që çdo komunitet të veprojë si një mburojë, të mbledhë rastet sa herë që dalin në pah dhe t’i izolojë, duke frenuar përhapjen”, shtoi zyrtari i lartë i OBSH-së.