



Gjatë ditës djeshme, Këshilli i Përgjithshëm i BDI – së e zyrtarizoi, rikandimin e Erkan Arifit për kryetar të komunës së Likovës, i cili mbrëmë në faqen e tij zyrtare në facebook, i falënderoj për mbështetjen.
Por, tek ai postim ra në sy menjëherë edhe mbështetja e tij e madhe nga popullata (masa), e cila brenda një kohe të shkurtër i dha shumë pëlqime e komente urimi.
Nga ajo çfarë flitet dhe shihet në terren, kryetari aktual i komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, jo vetëm që është favorit absolut për fitore, por me shumë gjasa do të fitoj që në rrethin e parë.
E kjo dëshmohet edhe me faktin se përkundër lakimit të shumë emrave deri më tani, opozita shqiptare (Koalicioni Aleanca – AlternAtiva), ende nuk kanë zyrtarizuar kandidatin e tyre, kjo dmth se me z. Erkan Arifi, i cili me punë dhe vepra konkrete e ka dëshmuar vetën, nuk dëshiron të garon pothuajse askush.




Gjithashtu, shtytje edhe më shumë për fitore që në rrethin e parë pritet t’i jap edhe lista e këshilltarëve e propozuar nga BDI, të cilës sipas informacioneve tona jo zyrtare pritet t’i prijë ish-ushtari i UÇK-së dhe mjeku i njohur (specialisti i Pulmogjisë) nga Sllupçani heroik, z. Zekirja Shahini.
Ai gjithmonë ka qenë afër banorēve të kësaj komune, me theks të veçant që nga filliimi i pandenisë e deri më tani, por jo vetëm në komunën e Likovës e Kumanovës, por edhe më gjërë, edhe ate deri në Dibër. Dmth, ka qenë dhe është gjithmonë aty ku është nevoja në vendin e duhur, në momentin e duhur.