Ashtu sikurse edhe kishim paralajmëruar në fillim të janarit, që drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri turk, Hasan Ozer sot edhe gjithçka është zyrtarizuar në letër, duke vendosur firmat në letër drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe stafi i trajnerëve.
Kujtojme se Oze si trajner, kryesisht ka punuar në rolin e ndihmësit në shumë klube turke si Manisaspor, Gaziantespor, Bursaspor, Gazişehir Gaziantep, Çaykur Rizespor, Kayserispor.
Deri më tani, Ozer si menaxher aktual, ishte në krye të disa klubeve, që më pas të nënshkruajë kontratë profesionale me klubin e Premier Ligës boshnjake Çelik nga Zenica.
“Fillimisht jam shumë i kënaqur që kam marrë besimin e kryesisë së klubit. Më kanë njoftuar se bëhet fjalë për një skuadër të madhe, me shumë histori dhe se nga viti në vit po arrin të rikthejë famën e vjetër. Jam shumë i kënaqur me ekipin që kam gjetur këtu në Analya, kemi punuar mjaft mirë gjatë kësaj periudhe dhe mendoj se po merr formën e duhur. Këtë e kemi treguar në dy ndeshjet e fundit miqësore, por sigurisht se ka vend edhe për më shumë.
Mendoj se edhe me dy përforcime, e sidomos kemi nevojë për një sulmues pas largimit të Dembos, do të bëjmë ekipin edhe më të fortë.
Unë vi te Shkupi me ambicie për ta fituar titullin që mungon tash e sa vite. E di se kemi konkurrent Shkëndijën që është një ekip mjaft i fortë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Do të nisim kampionatin me Borecin dhe besoj se do ta fillojmë sezonin mbarë. Sigurisht se si qëllim i dytë i yni është që të arrijmë daljen në Evropë dhe të futemi ne fazën e grupeve. Pra këto janë ambiciet e mia me Shkupin.
Në fund dua të përshëndes të gjithë tifozët e klubit, edhe pse ata nuk kanë të drejtë të jenë në ndeshjet tona, por e di se me zemër janë me ne dhe unë u premtoj se do ti gëzojmë shumë”, ka thënë Ozan.
Ozan me klubin filloi punën me 14 janar në Antalya. Gjithashtu është plotësuar edhe stafi i tij me dy trajner, atë të portierëve dhe trajnerin kondicional.
Trajner i portierëve është Metin Akcevre, një emër i njohur në futbollin turk që në karrierën e tij 3 herë është shpallur kampion dhe ka një kupë të fituar. Ndër klubet më të famshme ai ka qenë portier i Beshiktashit, Gaziantepsor, Genclerbiligi etj. Ndërsa trajner kondicional është Harun Özcan Çakmak.