Zyrtarizohet shitja e Gazetës Express dhe T7, ky është pronari i ri

Prej disa muaj ishte bërë e ditur se Gazeta Express dhe Televizioni T7, kanë ndërruar pronarë. Ditë më parë këtë e konfirmoi edhe Berat Buzhala, duke njoftuar edhe largimin e tij nga këto dy media që i kishte drejtuar për një kohë të gjatë. Tani kjo shitje është bërë edhe zyrtare në ARBK (Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës).

Marketing

Gazeta Express dhe Televizioni T7 me emrin biznesor ‘Media Works’, edhe zyrtarisht kanë pronar ri. Bëhet fjalë për kompaninë “A.B.C. MANAGEMENT”, që për pronar ka sipërmarrësin nga Shqipëria, Klodjan Allajbeu, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.


Tani këto dy media do të drejtohen nga gazetari Leonard Kërquku, i caktuar si drejtor menaxhues.

Gazeta Express dhe Televizoni T7, deri para pak ditësh drejtohej nga Berat Buzhala, i cili ishte edhe një ndër aksionarët në këtë kompani.

Siç edhe ka raportuar ditë më parë Gazeta Online Reporteri.net, Berat Buzhala, pritet të fillojë me një projekt të ri medial në RTV21.

Ndërsa, pronari i ri i Gazetës Express dhe T7, Allajbeu, është pronar edhe i një televizoni në Shqipëri. Bëhet fjalë për televizonin ‘ABC News’, të cilin gjithashtu e ka blerë nga pronar të tjerë, nga Aleksndër Frangaj dhe Alba Gjinaj.

Marketing