Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët dhe me diell. Ndërsa në pjesët lindore të vendit do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima .

Marketing

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 18, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri në 29 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, periudha dielli dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat minimale do të ulen deri në 17, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë. Të enjten dhe të premten do të mbizotërojë mot stabil, ndërsa gjatë fundjavës priten reshje të reja.