​Merkel: Ende ka mundësi për një marrëveshje për Brexit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi sot se kishte shpresa për një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për Brexit, pavarësisht pasigurive për situatën politike në Londër.

Marketing

Duke u ndalur tek Brexit gjatë një fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Gjerman, Merkel u shpreh shumë e bindur se ekzistonin ende të gjitha mundësitë për të arritur aty në mënyrë të koordinuar, domethënë me një marrëveshje.

“Dhe qeveria gjermane do të angazhohet deri ditën e fundit që kjo gjë të jetë e mundur”, nënvizoi ajo gjatë debateve për buxhetin 2020 në Bundestag.

Kancelarja konservatore shtoi se Gjermani ishte gjithashtu e përgatitur në rast të një largimi të Britanisë së Madhe pa marrëveshje. Kryeministri britanik, Boris Johnson konfirmoi se do të bënte përpjekje për të arritur një marrëveshje të re divorci me Bashkimin Evropian deri në samitin e 17-18 tetorit, pas një sërë debatesh të nxehta në Dhomën e Komuneve dhe humbjes së maxhorancës që kundërshton strategjinë e tij për një Brexit me çdo kusht.

Marketing