​Rutte: Nga java tjetër zbutja e masave në Holandë

Nga java tjetër zbutja e masave në Holandë.

Masat kufizuese të mbylljes do të lehtësohen në Holandë nga java e ardhshme, me gjithë nivelet ende të larta të infeksionit me virusin korona, njoftoi sot kryeministri Mark Rutte.

Rutte tha se ora policore, e cila ka qenë në fuqi në të gjithë vendin për tre muaj, do të shfuqizohet më 28 prill.

Marketing

Ai shtoi se restorantet dhe baret do të jenë në gjendje të shërbejnë mysafirët në kopshte, raporton Reuters.