​Sheshel kërcënon me vdekje Gjukanoviqin

Krimineli i dënuar i luftës, Vojislav Seselj, në programin e TV Happy, ka kërcënuar presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, duke bërë thirrje për linçimin dhe vrasjen e tij.

Marketing

Duke folur për zhvillimet që nga kalimi i Ligjit për liritë fetare, Sheshel akuzoi Gjukanoviqin ‘për sulm ndaj Serbisë dhe Rusisë’ dhe pastaj vazhdoi me kërcënime.

“Që nga Greqia e lashtë, ekzistonte një parim etik që vrasja e tiranit është një gjë pozitive dhe e justifikuar me moral. Kushdo që përdor forcë kundër njerëzve nuk do të ketë mëshirë ndaj tij. Unë nuk e mbroj likuidimin e tij, por e paralajmëroj atë. Nëse dikush e kishte paralajmëruar Çausheskun (presidenti i vrarë rumun) me kohë, ai mund të ishte larguar. Unë paralajmëroj Milo Gjukanoviq që ai ka përfunduar çdo masë dhe se duhet të vrapojë nëse e mban kokën mbi shpatulla,” tha krimineli serb Vojislav Sheshel.

Partia Demokra tike e Socialistëve ka reaguar ndaj kërcënimeve të Sheshel, duke e quajtur atë një palaço që vazhdon me deklarime skandaloze pas daljes nga Haga.