1 shqiptar i ‘tërbon’ 200 serbë, u del para me flamurin kuq e zi në Vjenë (VIDEO)

Humbja 1-2 me Zvicrën i zhgënjeu fort tifozët e Serbisë, sidomos pasi Shaqiri e Xhaka festuan duke bërë shenjën e shqiponjës dykrenare.

Marketing

Në njërin prej kryeqyteteve të Europës ku jetojnë më shumë serbë, në Vjenë të Austrisë, ka ndodhur një skenë e pazakontë.

Në njërin prej lokaleve të lagjes Otakring, ishin mbledhur rreth 200 tifozë me flamuj të Serbisë, përcjellë GazetaMetro.net

E as në Vjenë ata nuk i ndalën koret raciste që bëjnë thirrje për veprime çnjerëzore.

Në videon e mëposhtme, shihen këta tifozë duke kënduar “mbyte, mbyte, mbyte shqiptarin …”.

Në ato momente pranë lokalit me veturë kaloi një shqiptar. Ai e ndali veturën midis rrugës, nxori flamurin kuq e zi dhe u doli përpara e ua hapi para syve.

Ndërhyri policia austriake që e detyroi të kthehej në veturë, ndërsa nga pas i sulen tifozët e egërsuar serbë. Sidoqoftë, me intervenimin e policisë, tifozët serbë u kthyen mbrapsht .

Marketing