100 ditë deri në ndryshimin e Kushtetutës

Pas votimit të nevojës për ndryshime kushtetuese, pason faza e dytë, gjegjësisht kthimi i procedurës nga plenarja në komision, që përfshinë vërtetimin e draft-amendamenteve. Prej përfundimit të draft-amendamenteve, deri në mbajtjen se seancës plenare për miratimin e tyre, patjetër të kalojnë më pak 30 ditë. Në plenare, draft-amendamentet miratohen me shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, 61 deputetë. Pasi Kuvendi t’i mbarojë draft-mandamentet, ata shkojnë në fazën e debatit publik, kohëzgjatjen e të cilës e cakton vetë Kuvendi. Gjatë kësaj faze, Qeveria duhet të përpilojë propozim-amendamentet. Nga momenti i dorëzimit të propozim-amendamenteve në Kuvend deri në mbajtjen e seancës plenare për përfundimin e fazës së tretë dhe të fundit, duhet të kalojnë të paktën 30 ditë. Për amendamentin e preambulës, përveç 2/3, nevojitet edhe shumë me Badenter.

Marketing

Megjithatë Zaev pret që në votimin e tretë dhe të fundit, ndryshimet kushtetuese të kenë mbështetje edhe më të madhe se 80 deputetë.

Unë jam i bindur se një numër më i madh se 25 deputet të opozitës se do të na bashkëngjitën. Arsyeja është Maqedonia, ardhmëria e saj, sepse 80% janë për NATO dhe BE, sepse edhe VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saja të koalicionit janë për NATO dhe BE. Loja më nuk ka, me ardhmen e shtetit. Unë jam i bindur se hapin e radhës do e bëjmë së bashku. Me më pak mund dhe me numër më të madh se ky i sotshëm” – u shpreh Zoran Zaev – Kryeministër

Nga ana tjetër kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski thotë se deputetët që nuk votuan nevojën për ndryshimet kushtetuese nuk iu nënshtruan presioneve të kryeministrit Zaev. Ai thotë se 8 deputetët tanimë të përjashtuar nga partia, kanë votuar për shkak të interesave personal, pasi që u është premtuar amnisti.

Dua të shpreh falënderim për deputetët që nuk iu nënshtruan kërcënimeve dhe shantazheve. Ju jeni shembull se si mbrohet vendi juaj dhe populli juaj. Por jo të gjithë iu bënë ballë presioneve të tilla. Shihni ata njerëz se kush janë, pse u zgjodhën pikërisht ata dhe pse pikërisht ata njerëz votuar. Është një deputete që deri para 4 ditësh, diskutonte 1kundër këtyre ndryshimeve dhe amendamenteve, e pas 3-4 ditësh, për 180 shkallë u ndryshua qëndrimi i saj. A mendoni ju se për 3 ditë u bë më e ditur ajo deputet?! – theksoi Hrisjan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Për përfundim të procedurës së ndryshimeve kushtetuese, nevojitën së paku 100 ditë, nëse nuk ka obstruksione apo pengesa të tjera eventuale. Amendamente për ndryshimet kushtetuese pos deputetëve të VMRO-së kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare shqiptare. ALSAT-M