100 shtylla largpërçuese të tensionit të mesëm të EVN Maqedoni do të pajisen me izolues special

EVN Maqedoni filloi me implementimin e projektit më të ri për mbrojtje të shpendëve nga goditja e rrymës në rajonin e Ovçe Poles. Ekipet e EVN Elektrodistribuimi do të vendosin izolues për mbrojtje të shpendëve nga goditja elektrike.

Marketing

Projekti realizohet së bashku me organizatën qytetare „AQUILA“ e cila bëri donacion të izoluesve, ndërsa EVN e siguron logjistikën gjithëpërfshirëse për instalimin e tyre.

Projekti synon të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë së shpendëve në këtë rajon. Mbrojtja e species së rrezikuar të „Shqiponjës mbretërore“ e cila gjatë kohës së fundit shënon shkallë shqetësuese të lartë të vdekshmërisë, është arsyeja kryesore e mbështetjes së kësaj iniciative. Mbrojtëset do të vendosen në 100 shtylla largpërçuese të tensionit të mesëm, ndërsa sipas planit dhe dinamikës së realizimit projekti do të zbatohet në disa faza dhe do të kompletohet në muajin maj dhe qershor.

EVN Maqedoni ju përkushtohet projekteve që i përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Marketing