11 njerëz vdesin urie çdo minutë

Raporti tregon se 155 milionë njerëz në të gjithë botën jetojnë në nivele krize të pasigurisë ushqimore. Luftërat ishin nxitësi i vetëm më i madh i urisë që nga fillimi i pandemisë, duke shtyrë gati 100 milionë njerëz në 23 vende ku zhvillohen luftëra në nivele më të këqija të mungesës së ushqimit

Marketing

Njëmbëdhjetë njerëz vdesin çdo minutë nga uria, sipas një raporti të ri nga Oxfam. Raporti zbuloi se numri i atyre që përballen me kushte të ngjashme me urinë në mbarë botën është rritur me gjashtë herë gjatë vitit të kaluar. “Statistikat janë marramendëse, por duhet të kujtojmë se këto shifra përbëhen nga njerëz individualë që përballen me vuajtje të paimagjinueshme. Edhe një person është shumë ”, tha Abby Maxman, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Oxfam America.