14-vjeçarja i dorëzon foshnjën e porsalindur një gruaje dhe largohet (VIDEO)

Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur në SHBA.

Marketing

Nag mediat e huaja bëhet me dije se një vajzë 14-vjeçe është paraqitur në një restorant të Neë Jersey-t, me një foshnjë të porsalindur në krahë, madje, fëmijës nuk i ishte shkëputur ende kordoni i kërthizës.

Në videon e publikuar nga mediat, shihet se si vajza futet në restorant, afrohet në një tavolinë dhe i kërkon një klienteje që ta mbante për disa momente foshnjën. Pas kësaj, e reja është larguar menjëherë dhe nuk është kthyer më.

“Dukej tejet e dëshpëruar. Më la foshnjën në krahë, më tha do të kthehem shpejt, por nuk erdhi më”, tha Aguilar, personi e cila mori në dorëzim foshnjën.

Ndërkohë mësohet se sipas raportimeve policia ka mundur të gjejë 14-vjeçaren, por adoleshentja ka mohuar aktin. Autoritetet kanë raportuar se foshnja do të dërgohet në shtëpinë e fëmijës.

blob:https://www.facebook.com/c7adad38-f123-4265-8528-43a8e9558f57