Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë në Shkup, gjatë natës së ndërrimit të motmoteve janë regjistruar 17 persona të dehur nga alkooli, nga të cilat shtatë të mituri të moshës 14 deri në 17 vjeç, njoftojnë për MIA nga ISHP Klinika Universitare e Toksikologjisë – Shkup.
Sipas klinikës, 10 pacientë ishin meshkuj dhe shtatë ishin femra. Ata u larguan nga klinika pas trajtimit ambulator.
Në prag të festave të fundvitit, Urgjenca Mjekësore dhe Klinika Universitare e Toksikologjisë apeluan për konsum të moderuar të ushqimeve dhe pijeve alkoolike, në mënyrë që të mos ketë helmime nga alkooli, zënka dhe aksidente trafiku, por edhe të sëmurët kronikë të marrin terapi rregullisht.