17 vjet nga masakra e Lubotenit

Luboteni më 12 gusht 2018 shënon përvjetorin e 17 të masakrës së vitit 2001 kur forcat policore me urdhër të Johan Tarçullovskit e kryen ndaj banorëve të këtij fshati. Me këtë rast Bashkësia Lokale e Lubotenit organizon manifestim përkujtimor në hapësirat e shkollës së fshatit.

Marketing

“Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Luboten dhe ju shqiptarë kudo që gjendeni, për shkak se po afrohet përkujtimi i ditës së 17 vjetorit të masakrës në f. Luboten dhe përkujtimit të dëshmorëve të këtij fshati, Bashkësia Lokale “Riza Ademi” – Luboten së bashku me familjet e dëshmorëve do të organizojë program për hirë të përkujtimit të kësaj dite. Të ftuar në këtë program janë personalitete që kanë qenë drejtpërsëdrejti në vijat e para të frontit përgjatë luftës së 2001, poashtu edhe rapsodë të njohur të trevave tona dhe mysafir nga vëllezërit tanë Kosovarë. Ftohen të gjithë fshatarët e f. Luboten, ata lubotenas që ishin pjesë e luftës së 2001, dhe të gjithë shqipëtarët që dëshirojnë të i nderojnë këta dëshmorë të marin pjesë në këtë program.

Programi mbahet më 12 gusht 2018 e dielë në hapësirën e Shkollës fillore “Liman Kaba” – Luboten me fillim nga ora 17:00″.

Marketing