Detaje nga masakra në Vlorë (VIDEO)

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.  Pasditen e se premtes (10 gusht) 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke shkaktuar 8 të vrarë dhe 6 të plagosur. Mes viktimave janë 3 gra dhe dy fëmijë.

Marketing

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkrepur automatikun, djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.

Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Forcat Speciale po krehin zonën për të bërë të mundur arrestimin e autorit i cili mendohet se është ende i armatosur dhe policia bën apel për kujdes. Nuk dihen ende zyrtarisht shkaqet e kësaj masakre

Lajmi në perditësim minute pas minute:

21:46- Xhafaj mbërrin në fshatin Resulaj  

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbërritur në fshatin Resulaj të Selenicës, duke parë nga afër situatën dhe duke inkurajuar policinë për arrestimin e autorit të masakrës së 8-fishtë, Ridvan Zykaj.

21:18- Viktimat e masakrës po i nënshtrohen ekspertizës

Kanë mbërritur të gjitha viktimat në morgun e spitalit të Vlorës, ku po i nënshtrohen ekspertizës të mjekëve. Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas po i nënshtrohen ekspertizës viktimave të tjera.

20:55- Masakra në Selenicë/ Flet dëshmitari: Si i njoh familjet dhe autorin e ngjarjes

Një prej banorëve të fshatit Resulaj në Selenicë shprehet i shokuar për atë çka ndodhi, duke shprehur habi. Sipas tij, familjet Zykaj ishin njerëz të respektuar dhe nuk kanë pasur probleme të mëparshme. Ai thotë se edhe autori i ngjarjes nuk kishte probleme, ndërsa kishte pësuar një djegie të 70% të trupit vite më parë, por nuk njihen për probleme të tjera.

20:45 Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu janë nisur drejt Vlorës.

(Ne foto: Banesat e fisit Zykaj ku ndodhi krimi)

20:00 Lidhja farefisnore e autorit me viktimat

Gjyshi i autorit, Ridvan Zykaj me Demir Zykën ishin vëllezër.

Autori ka vrarë Demir Zykën, 75 vjeç gruan e tij, Perie, 72 vjeç si dhe dy djemtë e tyre Azem  dhe Besim Zykaj.

Në familjen e Azem Zykajt janë të vrarë: vetë Azemi, 45 vjeç dhe bashkëshortja e tij.

Ne familjen e Besim Zykajt jane te vrare vetë Besimi, gruaja e tij si dhe dy fëmijët Sarën 16 vjeç dhe Ledjonin, 16 vjeç

Emrat e viktimave:

Demir Zykaj 75 vjeç
Perie Zykaj 72 vjeç
Azem Zykaj 45 vjeç,
Afërdita Zykaj 42 vjeç,
Besim Zykaj 43 vjeç,
Vasilika Zykaj 42 vjeç
Sara Zykaj 16 vjeçe
Ledion Zykaj 8 vjeç

20:27 Identifikohen viktimat e masakrës në Selenicë, midis tyre dy fëmijë

Nga të dhënat e deritanishme, autori ka vrarë Demir Zykajn dhe gruan e tij si dhe dy djemtë me dy nuset dhe dy fëmijët e njërit djalë. 

Prindërit e autorit janë të shoqëruar ne Polici  dhe po merren në pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes.

20:10- Kërkime për autorin edhe në Memaliaj dhe Mallakastër 

Policia ka shtrirë kërkimet për autorin e masakrës, 24 vjeçarin Ridvan Zyka. Përveç në fshatrat e Selenicës, autori po kërkohet nga policia edhe në fshatrat e Mallakastrës. Polici po bën izolimin edhe nga fshati Kutë e Memaliajt.

19:25- Viktimat fëmijë dhe gra 

Nga të dhënat më të fundit, bëhet me dije se mes viktimave ka gra dhe femijë të moshave 14 dhe 16 vjeçar.

Ora 19: 20  Beni kujdes autori eshte i armatosur
Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te  vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin  069 41 10 242 si dhe në mumrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.   Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Ora 19:19 – Ky është autori i masakrës në Selenicë, vrau 8 pjesëtarë të fisit të tij

Ky është autori i masakrës në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Ridvan Zyka, 24 vjeç, vrau me armë zjarri automatike 8 persona nga fisi i tij, të gjithë kushërinj dhe plagosi 6 të tjerë.

Ora 18:50 Policia konfirmon: 8 te vrare 

Njoftimi i Policisë:  Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.  Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, RENEA, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 18: 20 Frike sepse autori eshte i armatosur

Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe ka nisur puna për arrestimin e tij, ndërsa në aksion janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta.

Kontrolle të shumta po zhvillohen në zonë nga toka dhe nga ajri.  Autori i ngjarjes dyshohet të jetë ende i armatosur, çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit.

18: 15 Autori dhe viktimat nga i njejti fis

Edhe autori eshte nga ai fis.  Ngjarja u raportua rreth orës 18:10 minuta të pasdites së sotme (10 gusht).

“Një 24 vjeçar ka shtënë në drejtim të familjarëve të tij, pjesëtarë të fisit Zykaj duke lënë pas 8 viktima. Delta Force RENEA dhe efektivë të policisë së Vlorës janë vënë në ndjekje të 24 vjeçarit. Blutë e Vlorës po krehin territorin për të arrestuar të riun që mendohet se është ende i armatosur”, raporton nga Vlora gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Viktimat janë kushërinj të parë dhe vëllezër me njëri-tjetrin.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës ndërsa viktimat janë dërguar në morgun e qytetit.

/Ora News.tv/

 

Marketing