Aksidenti në Çair/Dy të lënduar, 3 vetura të dëmtuara (VIDEO)

Dy persona të lënduar dhe tri vetura të dëmtuara – është bilanci i aksidentit të sotëm në Çair, në udhëkryqin në bulevardin “Cvetan Dimov” apo rruga e “Jahja Pashës”, bëjnë të ditur nga SPB Shkup për TV21.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00, ndërkaq e përfshirë është edhe një veturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00. Janë të përfshira vetura “Porshe” me targa të Shkupit, vetura “Pasat” me targa të Shkupit dhe vetura “Shkoda” në pronësi të MPB-së. Dy persona, për të cilët nuk dihen se në cilën veturë kanë qenë, kanë pësuar lëndime trupore. Njëri është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit, tjetri në Urgjencën e Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup”, bëjnë të ditur nga SPB Shkup.    https://m.youtube.com/shorts/Ju8Lr8Lm5WA?feature=share&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2F&source_ve_path=Mjg2NjQsMTY0NTAz&feature=emb_share