19 vite burg për Besir Belën dhe Skender Demirin për vrasjen e Sazdovskit

Për dy të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri, për vrasjen e 20 vjeçarit Nikolla Sazdovski sapo u mor dhe aktvendimi.

Marketing

Të dy të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me nga 19 vite burg.

I akuzuari i tretë J.L është në arrati.

Të dy të dënuarit gjithashtu do të duhet të paguajnë të gjitha shpenzimet gjyqësore, dhe familjes më të ngushtë të Sazdovskit dëmshpërblim prej 1 milion e 200 mijë denarë.

Ky rast pati filluar që më 9 nëntor të vitit të kaluar dhe e udhëheqë gjykatësja Daniella Aleksovska.

Më 7 shkurt të këtij viti ishte bërë inskenimi i vrasjes në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve në stacionin e autobusit në Autokomandë.

Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L. (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion. Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Marketing