20 vjet MKO/Promovohet Pulla postare kushtuar këtij jubileu

Sot, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20
vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Zëvendëskryeministri i parë
dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.
Artan Grubi së bashku me drejtorin e SH.A. “Postat e Maqedonisë” z. Jani
Makraduli, kanë promovuar Pullën postare.

Marketing

Zëvendëskryeministri Grubi theksoi se Postat po bëhen pjesë e
manifestimit të aktiviteteve të shumta që po organizohen në kuadër të
shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Dua të falënderoj drejtorin e Postave bashkë me bordin drejtues që sot
janë këtu dhe për faktin se bëhen pjesë e manifestimit të suksesit të
përbashkët me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, me çka sot
promovojmë Pullën postare. Jam mirënjohës ndaj institucionit dhe të
gjithë ata që bëhen pjesë e këtij manifestimi për Marrëveshjen e Ohrit
që do të kulminojnë më 13 Gusht në Shkup me manifestimin qendror me të
ftuar edhe nga vendi por edhe nga komuniteti ndërkombëtar pjesëmarrës të
drejtpërdrejtë në përpilimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit
me ç’rast do i vëmë vulën e shënimit të këtij 20 vjetorit për të vijuar
më tej me plane përtej Marrëveshjes së Ohrit”, tha Grubi në konferencën
e përbashkët për shtyp me drejtorin e Postave, Jani Makraduli.

Ndërkohë, në anën tjetër drejtori i Sh.A “Postat e Maqedonisë”,
Makraduli ka shprehur kënaqësinë që në 20 vjetorin e Marrëveshjes
Kornizë të Ohrit, kanë arritur të bëjnë Pullë postare e cila u promovua
sot e që e njejta është shtypur në 6.000 ekzemplarë dhe që kushton 72
denarë.