Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të UEJL-së, komunës së Çairit iu nda mirënjohje për bashkëpunimin të suksesshëm.
Përmes një postimi kryetari i komunës Visar Ganiu Përgëzoj UEJL-në për këtë përvjetor mjaft të rëndësishëm.
Postimi i plotë:
20 vjet nga themelimi i UEJL-së, Komunës së Çairit ju nda mirënjohje
Pata kënaqësinë sot të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore.
Komunës së Çairit me këtë rast UEJL i ndau Mirënjohje për bashkëpunimin të suksesshëm.
👏🏻Përgëzoj UEJL-në për këtë përvjetor mjaft të rëndësishëm dhe mbetem me shpresën se rrugëtimi i suksesshëm i këtij institucioni arsimor do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë edhe në të ardhmen. Kur kemi universitete të suksesshme kemi edhe rini të suksesshme!