20 vjetori i rënies së dëshmorit Imri Eezi/ Komuna Çair sonte me akademi përkujtimore, promovohet edhe himni i ri i shkollës me emrin e tij

Në Sheshin Skenderbeu në SHkup sonte në orën 20, Komuna e Çairit përmes një akademie përkujtimore do të shënojë 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Imri Elezi me ç’rast do të promovohet edhe himni i ri i Shkollës Fillore “Imri Elezi” në Çair, shkruan Aktuale.mk

Marketing

Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të rënies heroike të luftëtarit të lirisë, kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me bashkëluftëtarët dhe familjarët e tij i nisi mëngejsin e sotëm me homazhe tek varri i tij.

Imri Elezi ka kryer filloren pikërisht në shkollën që tani bart emrin e tij. Gjatë konfliktit të vitit 2001, Imri Elezi ishte student në fakultetit juridik pranë universitetit të Shën Kirilit dhe Metodi. La studimet për t’iu bashkëngjitur kryengritjes së UÇK-së, dhe ra dëshmor në Mateç të Likovës.