3 lojtarë shqiptarë bëjnë “ligjin” në Zvicër, pjesë e formacionit të javës

Lojtarët shqiptarë çdo javë nxjerrin në pah edhe aftësitë e tyre, teksa ndihmojë skuadrat respektive në arritjen e objektivave të vendosura këtë sezon.

Marketing

Futbollistët shqiptarë janë të shpërndarë në të gjitha kampionatet e huaja, ku edhe në kampionatin zvicerian nuk kanë si të mungojnë.

Kampionati helvetikë është i mbushur me lojtarët shqiptarë, teksa ka zhvilluar këtë javë edhe ndeshjet e vlefshme për xhiron e 25-të të saj.

Në një skemë 4-4-2, vend kanë zënë tre lojtarë shqiptarë që përfaqësojnë tri klube të ndryshme.

Ardon Jashari që luan për Luzernin, Mirlind Kryeziu te Zurich dhe Kastriot Imeri për Servetten, janë futur në formacionin e javës.

Zurichu i Kryeziut është aktualisht në vendine parë me 59 pikë, Servette i Imerit është në të pestin me 35 dhe Luzerni i Jasharit në të nëntin me 19 sosh.

Natyrisht se kjo është një arritur e madhe për tre lojtarët shqiptarë, që po tregojnë formë fantastike në kampionatin zviceran.

https://www.instagram.com/p/CazNhuxMS9U/?utm_source=ig_embed&ig_rid=49989bad-1813-4fb0-8c7d-c141d33f5a27