RMV/Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2557 testime për Covid ndërsa janë regjistruar 340 raste të reja pozitive.

Marketing

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 198 raste të reja. Më pas në Veles 21, Kumanovë 17, Prilep 16, Manastir 14, Kavadar 13, Tetovë 10, Gostivar dhe Resnje nga 8, Gjevgjeli 7, Kërçovë dhe Radovish nga 5, Koçan 3, Negotinë, Berovë dhe Bogdanc nga 2, ndërsa në Ohër, Shtip, Strugë, Kriva Pallankë, Dibër, Vallandovë, Kratovë, Demir Hisar dhe Demir Kapi nga 1.

Ndërkohë janë regjistruar 526 pacientë të shëruar dhe 11 të vdekur. Viktimat janë të moshës nga 63 deri në 93 vjeç.

Numri i rasteve aktive për momentin shënon 2248 të infektuar.