Ministri ukrainas iu bën thirrje bizneseve: Bojkotoni Rusinë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje kompanive ndërkombëtare që të ngrijnë ose të braktisin lidhjet e tyre me Rusinë.

Marketing

Në një letër të publikuar në Twitter, Kuleba shkruan:

Ju bëjmë thirrje juve dhe organizatave tuaja që t’i bashkoheni bizneseve globale të përgjegjshme etike dhe shoqërore, të cilat tashmë kanë ndaluar ose pezulluar operacionet me Federatën Ruse, duke refuzuar të financojnë dhunën, vrasjet dhe krimet kundër njerëzimit me taksat e tyre.

Sapo Ukraina të fitojë këtë luftë, ne do të fillojmë të rinovojmë infrastrukturën dhe ekonominë tonë, duke vazhduar rrugën e reformave për t’u bërë një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, dëshiroj të ftoj kompaninë tuaj të shprehë solidaritetin me Ukrainën dhe t’u bashkohet kompanive të tjera shumëkombëshe, të cilat tashmë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të filluar ose rifilluar biznesin në vendin tim.

Kujtojmë se shumë kompani kanë marrë vendimin të tërhiqen nga Rusia pasi kjo e fundit po sulmon prej 13 ditësh Ukrainën.