Anglisë iu deshën vetëm 37 minuta për të turpëruar Spanjën brenda në shtëpinë e saj. Tre Luanët kanë bërë një paraqitje bindëse, sidomos në pjesën e parë, në fitoren 3-2. Me këtë triumf të bukur, Anglia i afrohet Spanjës që ruan vendin e parë në grupin 4 të League A. Ishte Raheem Sterling, i cili kishte 1102 ditë pa shënuar gol me përfaqësuesen, ai që zhbllokon rezultatin në minutën e 16’.
Sterling puts England in front with his first international goal in 3 years #SPAENG pic.twitter.com/UiEKgju0qp
— AztecGod (@AztecGodStreams) October 15, 2018
Pas një pasimi të artë të Rashford, sulmuesi i Man City-t nuk ka falur ballë për ballë me De Gea-n. Në minutën e 30’ vjen goli i dytë me Marcus Rashford, ndërsa tetë minuta më pas vjen shuplaka e tretë me Sterling i cili vulos një pjesë të parë superiore të ishullorëve. Pas pushimit Spanja mundohet të reagojë dhe gjen golin e parë me sulmuesin e Borussia Dortmund Paco Alcacer.
NICE FINISH @MarcusRashford ! pic.twitter.com/a5DiWHofBJ
— Ùnited Galàctico (@galactico_mufc) October 15, 2018
Spanja merr zemër dhe sulmon më tepër ndaj një Anglia që nuk luan me freskinë e pjesës së parë, diçka e kuptueshme duke parë avantazhin e krijuar. Spanja tregon shpirt gare, nuk u dorëzua por doli pas pushimit duke luftuar për çdo top. Ndeshja mbeti e bukur dhe emocionuese deri në sekondat e fundit. Sergio Ramos ngushton rezultatin në sekondat e fundit të lojës, por ishte tepër vonë, Spanja duhet të pranojë humbjen.
omggggggg 3/0 england again sterling in 37 min#England #ESPENG #Spain #UEFANationsLeague pic.twitter.com/6ZtPArbSso
— Goals Videos (@curvasu40370426) October 15, 2018
Ndërkohë Islanda nuk ka replikuar të njëjtën paraqitje si ndaj Francës disa ditë më parë duke u mposhtur brenda në shtëpi nga Zvicra me rezultatin 2-1. Zvicra me këtë fitore kryeson grupin 2 të League A, me pikëtë barabarta me Belgjikën.
Bosnje Herzegovina nuk ka zhgënjyer ndaj Irlandës së Veriut duke fituar 2-0 në shtëpi. Edhe ajo kryeson grupin 3 të League B.
Estonia dhe Hungaria kanë barazuar 3-3 dhe mbeten në vend numëro në renditjen e grupit 2 të League C. Ndërsa Finalnda ka befasuar Greqinë me fitoren 2-0. Ajo tani është në krye të grupit me katër fitore në po aq ndeshje.
Bjellorusia dhe Moldavia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 0-0 të grupit 2 të League D. Ndërsa Luksemburgu nuk ka falur ndaj San Marinos duke fituar bindshëm 3-0. Tashmë Luksemburgu ka marrë kryesimin e grupit me nëntë pikë.