30 vjet nga formimi i ARM-së, Petrovska: Kapacitetet mbrojtëse,të domosdoshme

ARM shënoi 30 vjetorin nga formimi nga formimi i saj. ARM ka kaluar përmes shumë peripecive dhe transformimeve, për tu bërë aktualisht një armatë moderne, anëtare e NATO-së dhe garantuese e integritetit territorial të vendit. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska pohoi se lufta në Ukrainë ka treguar se kapacitetet mbrojtëse të një shteti jan tejet të rëndësishme dhe të domosdoshme. Armata e vendit ka luajtur një rolë konstruktiv edhe në sigurinë globale. Konfliktet në Europë nuk janë të kaluara, dhe siguria është e brishtë, thotë Petrovska.

Marketing

“Ngjarjet në Ukrainë po na tregojnë se konflitet e armatosura në europë nuk janë gjë e kaluar, por edhe siguria për fat të keq nuk është për gjithë jetën e garantuar. Kjo po na tregon se kapacitetet mbrojtëse janë më shumë se të domosdoshme.”, tha ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Pendarovski: Anëtarësimi në NATO, faktor stabilizues për RMV-në

Për atë se konfliktet në Europë nuk janë e kaluar, dhe se siguria është e brishtë, ka potencuar edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Bota sipas tij po përballet me paqartësi të mëdha, sidomos pas agresionit rus mbi Ukrainën.

“Pikërisht në këtë periudhë të tensioneve gjeopolitike globale dhe konflikte të armatosura, anëtarësimi ynë në NATO paraqet factor shumë të rëndësishëm të stabilizimit për RMV-në. Me vëmendje të vecantë jemi duke I përcjell ngjarjet ne Ukrainë dhe jemi duke e dhënë kontributin tonë në anën demokratike dhe të botës së lirë. Që nga dita e parë e kemi dënuar agresionin rus, dhe jemi solidarizuar me popullin e Ukrainës.”, tha presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Armata e vendit është shtylla kryesore për mbrojtjes e vendit, dhe garantues I sigurisë teritoriale, dhe e njëjta duhet në vazhdimësi të zhvillohet nëse dëshirojnë që ti bëjë ballë trendeve globale, potencoi Shefi i shtatmadhorisë Vasko Çurqinovski.

Marketing