Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se vendi ka regjistruar katër viktima me koronavirus, ndërkaq janë regjistruar edhe 12 raste të reja. Rastet e reja vijnë pas 2481 testimeve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 77 persona, ndërkaq raste aktive janë 1,157.
Që prej fundit të marsit, në total, Kosova ka administruar 1.447,040 doza kundër koronavirusit. Prej këtij numri, 623,183 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.
Qeveria e Kosovës pret që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër koronavirusit 60% të popullatës.