40 për qind e kancereve ndërlidhen me mbipeshën

esha e tepërt nuk është e keqe vetëm për zemrën tuaj – por gjithashtu jua rritë rreziqet për zhvillimin e kancerit. Në fakt, 40 për qind e të gjitha llojeve të kancerit janë të ndërlidhura me mbipeshën apo obezitetin.

Marketing

Hulumtuesit kanë zbuluar se prej përafërsisht 1.6 milionë kancereve të diagnostikuara në vitin 2014, rreth 630.000 prej tyre kishin qenë kancere të ndërlidhura me mbipeshë apo obezitet, transmeton Telegrafi.

Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtime rreth Kancerit thotë se 13 lloje të kancerit ndërlidhen me të qenit mbipeshë apo obezë, ndër këto lloje janë: ezofagu, endometriumi, stomaku, kanceri i gjirit (te gratë pas menopauzës), kanceri i zorrës së trashë, kanceri i mëlçisë, pankreasit, veshkave, etj.

Hulumtuesit ende nuk e dinë ndërlidhjen e saktë mes obezitetit dhe kancerit, por padyshim se ekziston një lidhje e tillë.

Marketing