45 vjet burg për luftëtarët e ISIS-it nga Maqedonia e Veriut

Gjykata i dënoi me 45 vjet burg gjithësej qytetarët e Maqedonisë që janë kapur duke luftuar në shtetet arabe, pranë ISIS-it dhe formacioneve të tjera paraushtrake dhe parapolicore. Gjykata tha se e ka marrë vendimin bazuar në provat që i ka siguruar me ndihmë ndërkombëtare, por edhe duke u bazuar në vetë deklaratat e ish luftëtarëve të cilët e pranuan fajin, respektivisht pjesëmarrjen në luftëra të huaja. Safet Ramadani u dënua me 9 vite burg ndërsa Elmedin Osmani, Ahmet Xhengiz, Benjamin Feto, Ibrahim Shabani dhe Almir Mirtovski me nga 6 vite burg.

Marketing

Më 19 mars kur u zhvillua seanca e parë gjyqësore kundër shtatë ish-luftëtarët që luftuan në vendet arabe, e që u ekstraduan me ndihmë ndërkombëtare në vendlindjen e tyre në Maqedoni, e pranuan akuzën, raporton Tv SHENJA. Të gjithë shtatë qytetarët e Maqedonisë, e kanë pranuar fajësinë për veprat penale “pjesëmarrje në formacione paraushtarake dhe parapolicore”, ndërsa njëri prej tyre kishte pranuar akuzën për veprën penale “organizim terrorist”.

Në gusht të muajit të kaluar, në bashkëpunim me partnerët e koalicionit global për luftë kundër terrorizmit, dhe Forcave Demokratike Siriane, të akuzuarit ishin arrestuar dhe transportuar me aeroplan deri në Maqedoni, pas pajtueshmërisë së Maqedonisë së Veriut të t’i marrë. Akuza ishte sjellë në fund të vitit të kaluar. Të akuzuarit siç njoftoi prokuroria, e kishin lëshuar Maqedoninë dhe kishin shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar në grupin e luftëtarëve të ISIS-it. Njëri prej të akuzuarve që ngarkohet me dy vepra penale, ka qenë luftëtar i organizatës ISIS. Përveç pjesëmarrjes në luftë, të akuzuarit kanë siguruar edhe para për persona të tjerë që duhej t’i përfshiheshin luftës nga Maqedonia dhe kanë punuar edhe në nxitjen e tyre për të shkuar në luftë.

Ky është grupi i tretë i qytetarëve të Maqedonisë që gjykohen për pjesëmarrje në luftërat në Siri, Irak dhe vende të tjera arabe. Dy grupet e para ishin përfshirë në lëndën e koduar si “Celula” 1 dhe 2 dhe të dënuarit ishin kapur në territor të Maqedonisë, pas aksioneve policore, kryesisht në rrethinën e Shkupit, ndërsa grupi që sot u dënua prej shtatë luftëtarëve, ishin ekstraduar me ndihmë ndërkombëtare, pasi ishin kapur në fushëbetejë në shtetet e huaja. Dy grupet e para ishin dënuar me afro 32 vjet burg gjithësej. Dënimi më i ulët ishte 2 vjet burg, ndërsa dënimi më i lartë iu shqiptua të akuzuarit për për rekrutim dhe udhëheqje të grupit, hoxhës Rexhep Memishi i cili u dënua me 7 vjet burg./Shenja