6 shqiptarë të grumbulluar, Maqedonia e Veriut rrëmben ish-lojtarin e kombëtares

Kombëtaret gjatë këtij muaji do të luajnë disa ndehsje miqësore. Maqedonia e Veriut do të duelojë me Moldavinë me 22 mars dhe 3 ditë më vonë me Malin e Zi. Bllagoja Milevski ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion.

Marketing

Risi në listën e të grumbulluarve është edhe një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Lirim Qamilin, i cili për herë të parë është ftuar nga kombëtarja maqedonase dhe tashmë do t’i përfaqësojë në arenën ndërkombëtare.

Lirim Qamili
Lirim Qamili

25-vjeçari në të kalaurën ka mbajtur veshur fanelën e kombëtares shqiptare, teksa ka qenë pjesë e Shpresave U-21. Siç duket Qamili ka vendosur të përfaqësojë Maqedoninë dhe tashmë sëbashku me të shkon në 6-të numrin i lojtarëve me origjinë shqiptare.  Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Agon Elezi dhe Erdon Daci janë futbollistët e tjerë që mbajnë veshur fanelën e Maqedonisë.

Marketing