Kryedipomati në debat interaktiv me studentët e UT: Pse është e rëndësishme BE-ja?

Ministri i Punëve ta Jashtme Bujar Osmani sot ka bashkëbiseduar me studentët e Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tetovës. Ministri Osmani ka ngre temën e Bashkimit Europian dhe mënyra se si të ndalohet ikja e të rinjve.

Marketing

Ministri Osmani në ligjeratën e tij, ka përmendur shembuj nga shtetet që së fundmi janë anëtarësuar në BE dhe se si për një kohë të shkurtër kanë përparuar në standard jetësor por edhe në aspekt politik.

“Nuk kemi alternativë tjetër, po u vonua anëtarësimi ky vend do të zbrazet. Prandaj, është me rëndësi e gjithë shoqëria të flet për BE. Është ajër, oksigjen për shoqëritë multietnike. Po humbi ëndrra e BE-së do dalin narrativat konfliktuoze. BE përveç standardit jetësor është i rëndësishëm edhe për kohezionin e brendshëm”, tha ministri Osmani para studentëve.

Kryediplomati theksoi edhe konceptin “më shumë integrim, shumë para anëtarësimit”, koncept i MPJ, që është përkrahur edhe nga vendet e rajonit, pretendente për BE.

Osmani është decid se për rritjen e standardit jetësor e vetmja mënyrë është rruga evropiane. Ai përmes një debate interaktiv iu është përgjigjur edhe pyetjeve të parashtruara nga studentët: Pse është e rëndësishme BE-ja? … por edhe pyetjeve të politikës së përditshme si: Pse nuk kemi një kandidatë shqiptar për president, … e kështu me radhë.

“Nëse ka një temë ose ide që nuk na ndanë në rajon apo në vend- është ajo e BE-së, të gjithë e ndajmë ëndrrën për BE”, ka përfunduar Osmani.