6-vjeçari plagos rëndë me armë mësuesen në SHBA

Një plagosje e pazakontë me armë ndodhi në këtë shkollë fillore në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Marketing

Një 6-vjeçar qëlloi me pistoletë dhe plagosi rëndë mësuesen e tij brenda në klasë. Autoritetet thanë se mësuesja në një moshë rreth të 30-ave është në rrëzik për jetën nga plaga që i shkaktoi një plumb i vetëm i qëlluar nga nxënësi i saj.Ajo çka ka shkaktuar habi mes oficerëve të policisë është fakti se si një fëmijë i klasës së parë ka arritur të fusë në ambjentet e shkollës një pistoletë dhe pse shkolla nuk kishte pajisje për zbulimin e sendeve metalike si çdo institucion arsimor tjetër në vend.
Asnjë nxënës tjetër i klasës nuk mori plagë. Hetuesit thanë se e shtëna nuk ishte aksidentale, ndërsa po përpiqen të zbardhin shkaqet e ngjarjes.

6-vjeçari po mbahet në paraburgim. Ngjarja ngre edhe një herë shqetësimin e shprehur nga demokratët e presidentit Biden, të cilët kërkojnë ashpërsimin e rregullave për shitjen e armëve, që tashmë po bien edhe në duart e fëmijëve.