Sonte rreth orës 17 e 30 ka ndodhur një aksident në rrugën Zhelinë – Grupçin ku janë lënduar shtatë persona.
Katër persona kanë qenë në veturën e tipit Audi si dhe 3 persona në veturën Fiat sipas informatave të para personat që kanë qenë në Fiat janë më të lënduarit nga ky aksident.
Ekipi i zjarrfiksve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe u kanë ofruar ndihmën e parë njoftoi për Televizionin Koha, komandanti i njësisë teritoriale kundër zjarrit në Tetovë Uka Aliti.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur pjestarë të policisë nga sektori për punë të brendëshme në Tetovë të clët kanë kryer hetimet e nevojëshme për të vërtetuar shkaqet që shkaktuan këtë aksident.