7 shenjat qe tregojnë se keni probleme me mëlçinë dhe duhet te shkoni tek mjeku

Mëlçia është organ shumë “i punësuar” dhe kyç për tretje, por që për shkak të shtimit të futjes së toksineve në organizëm, me anë të ushqimit apo nga ambienti, mund të punojë ngadalë.

Marketing

Ekzistojnë disa simptoma të cilat tregojnë punën e ngadalësuar të mëlçisë:

Shpesh vjen deri te lodhja, madje edhe me rastin e mundimeve minimale fizike, shfaqen dhembje të kokës të cilat manifestohen në gropat e syve, shfaqen dhembjet në nyja dhe muskuj, shfaqet djersitje e shtuar sepse trupi nxjerr jashtë toksinat të cilat mëlçia nuk mund t’i përpunojë.

Shfaqen probleme me lëkurën në formë të akneve dhe ekzemave, sepse vjen deri te grumbullimi i bashkimeve toksike, të cilat mëlçia nuk i ka përpunuar por që i ka nxjerrë jashtë, shpesh shfaqen alergji sepse toksinet grumbullohen në organizëm.

Shfaqen probleme me kapsllëkun apo me vjelljen, ndërkaq këto përcillen me dhembje stomaku, siç ndodhin edhe fryrjet. Ekziston problemi me shtimin e peshës edhe pse nuk futet në organizëm shumë ushqim.

Shfaqen problemet me tretjen e ushqimit të yndyrshëm, shfaqet erë e keqe, shfaqet disbalanca hormonale sepse mëlçia nuk mund të eliminojë tepricën e hormoneve, koncentrimi është i vështirë ndërkaq obligimet mendore paraqesin mundim të madh.

Është e mundshme që t’u shfaqet depresioni edhe pse nuk keni qenë të ekspozuar traumave apo ngjarjeve të cilat do kishin mundur ta shkaktonin atë, shfaqet ndjenja e shqetësimit, sepse krijohet përshtypja që do të ndodhë diçka e keqe.

Simptomat e përmendura mund të jenë edhe simptoma të sëmundjeve të tjera, mirëpo për t’i eliminuar problemet me mëlçinë, është me rëndësi që të vizitoheni te mjeku, si edhe nga dita në ditë të ushqeheni në mënyrë kualitative.

Detoksifikimin e mëlçisë më së miri do ta arrini duke u ushqyer me ushqim të pasur me pemë dhe perime, me vaj ulliri, peshk dhe me proteina bimore dhe shtazore.

Gjithashtu për të mbrojtur mëlçinë tuaj shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit dhe kafeinës.