8 Maji, dita botërore e Kryqit të Kuq

Nën moton “Të gjithë jemi të kuq”, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me organizatat komunale të Kryqit të Kuq të cilat veprojnë në territorin e Qytetit të Shkupit, do ta shënojë Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Marketing

“Në orën 11 në hapësirat e depos së Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit në Momin Potok, do të realizohet donacion i mjeteve nga lista e nevojave me prioritet të Ministrisë së Shëndetësisë, të dedikuara për Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, si mbështetje në kushte të frekuencës së rritur të pacientëve. Për Klinikën Infektive janë siguruar materiale të nevojshme – 1.650 copë çarçafë, batanije, jastëkë, peshqirë …të cilat do t’i dorëzohen drejtoreshë së Klinikës, Milena Stevanoviq, në praninë e përfaqësuesve të Birrarisë së Shkupit. Mjetet financiare për realizim të këtij aktiviteti të Kryqit të Kuq janë siguruar nga Fondacioni i Coca-Cola dhe kompania Birraria e Shkupit”, informojnë nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara, prej orës 10 deri në orën 11 do të bëhet shpërndarja edhe e 500 maskave dhe luleve për qytetarët të cilët do të takohen nga pesë ekipet mobile në rajonin qendror të qytetit.

Aktivitet për shënimin e ditës, do të jetë edhe promovimi i linjës së autobusit numër 57 të JSP Shkup, i brenduar me logon e Kryqit të Kuq dhe me fotografi nga vullnetarë të Kryqit të Kuq.

Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, 8 Maji, është ditëlindja e themeluesit Anri Dinan dhe kjo paraqet shënimin vjetor të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Secilin vit, Shoqatat nacionale të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe organizojnë një varg aktivitetesh për promovimin e rolit të posaçëm të Lëvizjes në vendet e tyre ku i zgjidhin sfidat humanitare, duke mos e lënë askënd pas tyre.