“90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj”, Ronela Hajati thumbon gjithë kolegët

Ndodhemi në mes të sezonit veror dhe sigurisht muzika ritmike mbizotëron gjithandej.

Marketing

Por jo të gjithë janë të impresionuar nga prurjet e këtij sezoni.

Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila ka shprehur mendimet e saj në një postim në Insta Story duke u shprehur se të gjitha këngët ngjajnë njësoj.

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”- u shpreh Ronela.

Ajo madje i ka shtuar dhe disa doza ironie duke thënë- “Mos kini frikë me ndërru dorë”.

Na duket sikur Ronela ka përmbledhur atë çfarë po mendojnë të gjithë. Ka qenë dhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili gjatë një podcasti, ceku mungesën e madhe të muzikës në ditët e sotme.

Sipas tij kryesisht muzika po bëhet për clube ndaj edhe tregu është mbushur me të rinj, mirëpo një pjesë e shoqërisë pret t’i ofrohet diçka tjetër, dhe nuk mund të ishim me dakord.

Si fillim me trendin e bashkëpunimeve dhe pastaj me një bum këngësh verore të cilat as nuk dallohen nga njëra-tjetra, muzika shqiptare ka rënë plotësisht pre e komercializmit.