Thirrje publike për aplikim në shkollën e dytë kombëtare verore për të rinj

Thirrje publike për aplikim në shkollën e dytë kombëtare verore për të rinj

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), publikon thirrjen për aplikim në edicionin e dytë të Shkollës Verore Kombëtare për të Rinj.

Thirrja është e hapur për të rinjtë nga Maqedonia e Veriut të moshës 15 deri në 29 vjeç. Shkolla Kombëtare Verore për të Rinj do të mbahet nga data 14.09.2026 deri më 18.09.2026 në Dojra

Rreth 60 të rinj do të kenë mundësinë të marrin pjesë në këtë shkollë verore, e cila shërben si një platformë për fuqizimin e të rinjve si aktorë të ndryshimit, përmes metodave interaktive të punës, do të kenë mundësinë të takohen dhe të shoqërohen me bashkëmoshatarë nga mbarë vendi dhe për të përvetësuar aftësi të reja që lidhen me zhvillimin personal, marrëdhëniet ndërpersonale dhe punën në ekip.

Shkolla verore do të bazohet në qasjen “Sporti për Zhvillim”, shfytëzimi i sportit si mjet pedagogjik për promovimin e edukimit të të rinjve, aftësive për punësim dhe zhvillimit personal të pjesëmarrësve. Gjuhët e punës së shkollës verore janë maqedonishtja dhe shqipja. Transporti, akomodimi dhe ushqimi për pjesëmarrësit mbulohen plotësisht nga organizatorët.

Ky aktivitet është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për të Rinjtë 2023–2027, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara të MPSDR-së për vitin 2026.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve inkurajon të gjithë të rinjtë e interesuar të moshës 15-29 vjeç që të aplikojnë për shkollën verore për të rinj, duke plotësuar formularin.

Linku deri te aplikimi dhe më tepër informacione:

https://www.mtsp.gov.mk/sq-AL/odnosi-so-javnost/javni-oglasi/javen-povik-za-prijavuvanje-na-vtorata-nacionalna-mladinska-letna-skola / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF