Fillloi qarkullimi i “Trenit urban” drejt Zelenikovës

Fillloi qarkullimi i "Trenit urban" drejt Zelenikovës

Kryeministri Hristian Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtuesit e ndërmarrjeve hekurudhore “Transport” dhe “Infrastrukturë”, dhe punonjësit e tyre, këtë mëngjes, të shoqëruar nga mediat, u nisën me trenin urban nga stacioni hekurudhor në Zelenikovë drejt Shkupit.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski ths se ky është fillimi i realizimit të një vizioni që duhet të nënkuptojë transport publik shumë më efikas, mbrojtje më të madhe të mjedisit, ulje të ndotjes dhe mobilitet më të madh të banorëve të qytetit të Shkupit dhe të gjitha komunave që gravitojnë rreth tij.

Kryeminsitri Hristijan Mickoski tha se kushtet në të cilat kaluam pjesën nga Zelenikova deri në qendër të Shkupit janë vërtet evropiane. Kjo nuk i zgjidh të gjitha problemet që kemi, por ky është një hap përpara në zgjidhjen e disa problemeve në transport dhe mjedisin jetësor, ndotjen, duke marrë parasysh se sezoni i ngrohjes dhe sfidat që vijnë me të janë përpara nesh.

  / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF