Shasivari: Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në burgje
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në burgje është prioritet i reformës së sistemit penitenciar.
Në Konferencën Rajonale “Krimi i organizuar në burgje – forcimi i integritetit, kapaciteteve të inteligjencës dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, theksova se rrjetet kriminale nuk njohin kufij.
Prandaj, as përgjigjja jonë nuk mund të ketë kufij.
“Rrjetet kriminale komunikojnë përtej kufijve, shfrytëzojnë dobësitë institucionale dhe i ndërlidhin aktivitetet e tyre në disa shtete. Na nevojitet shkëmbim më i shpejtë dhe më efikas i informacionit të inteligjencës, koordinim më i mirë ndërinstitucional, vlerësim i përbashkët i rreziqeve të sigurisë dhe korrupsionit, si dhe ndërtim i përbashkët i kapaciteteve.”
Po ndërmarrim hapa konkretë për një sistem penitenciar më të sigurt, më profesional dhe më transparent:
janë punësuar 100 zyrtarë të rinj;
janë vendosur trajnime të specializuara kundër korrupsionit;
janë formuar njësi për inteligjencën e burgjeve në Idrizovë, Shtip, Prilep dhe Burgun e Shkupit;
përmes ndryshimeve ligjore synojmë që pozitat drejtuese në policinë e burgjeve t’u besohen profesionistëve me përvojë nga sistemi;
janë siguruar 25 milionë euro për ndërtimin e objekteve në SHNK Idrizovë, në kuadër të projektit me vlerë 46 milionë euro, për kushte më të sigurta dhe në përputhje me standardet evropiane.
Një pjesë e rëndësishme e politikës moderne penitenciare është edhe forcimi i probacionit dhe mbikëqyrjes elektronike.
Në vitin 2025 u shqiptua aktgjykimi i parë për burgim shtëpiak me mbikëqyrje elektronike, ndërsa deri më tani janë marrë 11 vendime gjyqësore për zbatimin e kësaj mase.
Asnjë shtet nuk mund të përballet i vetëm me krimin e organizuar.
Siguria e burgjeve, siguria e institucioneve dhe siguria e rajonit tonë janë përgjegjësi e përbashkët.
Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Më shumë integritet. Më shumë siguri. Më shumë profesionalizëm. /
Aktuale.mk
