Krasniqi i thotë se e kërkoi pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit nga Kelmendi, Isufaj: E pavërtetë

Krasniqi i thotë se e kërkoi pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit nga Kelmendi, Isufaj: E pavërtetë

Gjatë diskutimeve në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), anëtari Visar Krasniqi pyeti Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, se pse kishte kërkuar pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ish-u.d Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi.

“Bazu në dokumente zyrtare, në zyre të Kelmendit pse keni kërku pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”, iu drejtua Krasniqi-Isufajt, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Isufaj tha se ka të drejtë të shkojë në Zyre të Kryeprokurorit, por nuk është e vërtetë ajo çka ka deklaruar Kelmendi.

“Pse s’kam të drejtë me shku m’u taku a, ajo pjesa tjetër e pavërtetë”, tha Isufaj.

Më tej, Krasniqi tha se bazuar në deklarimet publike dhe zyrtare, pse ishte interesi tij shkarkimi i Kelmendit dhe pse i pengonte qëndrimi tij në këtë pozitë, por Isufaj tha se nuk i ka penguar as nuk e ka kërkuar shkarkimin.

Në këtë takim u bë e ditur se prokurorja Laura Pula nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka arritur moshën e pensionimit.
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF