Prokuroria cakton masën e 30 ditë paraburgim për 19-vjeçarin që goditi me thikë një 13-vjeçar

Prokuroria cakton masën e 30 ditë paraburgim për 19-vjeçarin që goditi me thikë një 13-vjeçar

19-vjeçari B.I. nga Shkupi, i dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Shkup, do të mbetet në paraburgim për 30 ditë, vendosi Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Gjyqtari në procedurë paraprake, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup për përcaktimin e masës për sigurimin e pranisë, e pranoi propozimin pas deklaratës së të dyshuarit dhe caktoi masën e paraburgimit.

B.I. akuzohet për veprën penale “Dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

Paraburgimi u caktua për shkak të ekzistencës së rrethanave të parashikuara në nenin 165 paragrafi 1 pikat 1, 2 dhe 3 të Ligjit për Procedurën Penale. Gykata përcaktoi rrezikun e arratisjes, mundësinë që i dyshuari të ndikojë te dëshmitarët dhe kështu të pengojë hetimin, si dhe rrezikun e përsëritjes së krimit.

Palët kanë të drejtë të ankohen kundër vendimit brenda 24 orëve në Këshillin Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup./Telegrafi / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF