Trump për Teheranin: Nuk më intereson nëse nënshkruajnë një marrëveshje, kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit

Trump për Teheranin: Nuk më intereson nëse nënshkruajnë një marrëveshje, kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit

Me tone të ashpra, Donald Trump ka reaguar sërish për situatën me Iranin, duke mohuar se SHBA-të po përpiqen të detyrojnë Teheranin të rikthehet në tryezën e negociatave.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, presidenti amerikan ka përgënjeshtruar një raportim të ABC News, të cilin e ka akuzuar sërish për dezinformim.
“Unë nuk po përpiqem ta detyroj Iranin të ulet në tryezën e negociatave, siç raportoi ABC Fake News”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se nuk i intereson nëse Irani nënshkruan një marrëveshje, të cilën ai e cilësoi si “pa vlerë” për Teheranin.
“Nuk më intereson aspak nëse ata nënshkruajë një marrëveshje që nuk vlen për ta. Më pëlqen më shumë pozicioni në të cilin ndodhemi tani, me kontroll pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzin dhe me ekonominë e tyre në kolaps të plotë”, tha ai.

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran
Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re dhe veçanërisht të rrezikshme, pas valës së dytë të sulmeve amerikane në territorin iranian dhe kundërpërgjigjes së gjerë të Teheranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane goditën objektiva të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Sipas CENTCOM, në shënjestër ishin përfshirë instalime të mbrojtjes ajrore, sisteme radarësh, mjete dhe instalime detare, kapacitete për vendosjen e minave dhe struktura të komunikimit.
Nga ana tjetër, Irani deklaroi se kishte zhvilluar një “operacion vendimtar hakmarrës”, duke goditur me raketa dhe dronë baza dhe interesa amerikane në rajon.
Garda Revolucionare iraniane deklaroi më pas se kishte sulmuar baza amerikane në Jordani, Irak dhe Bahrein.
Trump ka kërcënuar se çdo kundërpërgjigje e re iraniane do të pasohet nga sulme edhe më të fuqishme amerikane.
“Nëse Teherani i përgjigjet këtij sulmi plotësisht të justifikuar, do të goditet sërish, shumë më fort dhe shumë më fuqishëm”, shkroi Trump në Truth Social.
Raketa dhe dronë në disa vende të rajonit
Forcat e armatosura të Jordanisë njoftuan se kishin shkatërruar dhjetë raketa balistike të lëshuara nga Irani.
Sipas autoriteteve jordaneze, tre raketa të tjera ranë në zona të largëta dhe të pabanuara. Nuk pati raportime për persona të plagosur.
Edhe Kuvajti njoftoi se ishte vënë në shënjestër të një sulmi me raketa dhe dronë.
Ndërkohë, në Bahrein u aktivizuan sirenat e alarmit gjatë orëve të para të mëngjesit, sipas raportimeve nga terreni.
Një zëdhënës i komandës qendrore ushtarake të Iranit, Ebrahim Zolfaghari, paralajmëroi për “kundërpërgjigje më të mëdha dhe më shkatërruese” nëse sulmet amerikane vazhdojnë.
Ai paralajmëroi gjithashtu “çdo vend që bashkëpunon me ushtrinë agresore amerikane”, duke rritur më tej tensionet në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF