“Rilindja me Besa” para dështimit

Edhepse në zgjedhjet e fundit lokale paraqitën ambicie për të qëndruar bashkë për më gjatë kohë, si duket koalicioni “Rilindja me Besë” është para dështimit, shkruan Fakte. Kjo për arsye se të dy krahët e Besës por edhe PDSH e Thaçit, për një kohë më të gjatë po zhvillojnë bisedime me Kryeministrin për t’u bërë pjesë e Qeverisë, epilogu i këtyre bisedimeve pritet të ndodhë jo më karg se këtyre ditëve.

Marketing

Pas informacioneve se tanimë mund të jenë ndarë edhe resoret që do udhëhiqen nga partnerët e Selës, ky i fundit ka reaguar, duke thumbuar këto parti se po i vardisen Zaevit, i cili me strategjinë e Gruevskit po ulë pazarin politik të shqiptarëve.

“Me shumë shqetësim e ndjekim këtë garë kush i pari të bëhet pjesë e Qeverisë dhe kush më mirë t’i shërbejë kryeministrit. Këtë logjikë, fatkeqësisht e them me keqardhje, është logjikë e Nikolla Gruevskit dhe e instaluar gjatë 10 mviteve të regjimit të tij, i cili mbante të dy partitë shqiptare si rezervë e mundshme për t’u bërë pjesë e Qeverisë, duke ulur pazarin politik jo të dy liderëve, por të shqiptarëve.“