Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov pranoi Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe Dimitar Bogov, guvernator i deritashëm i BPRM.
Kryetari Ivanonv, ashtu siç njoftuan nga kabineti i tij, i uroi Angelovska-Bozhovska për emërimin e guvernatorit të Bankës Popullore, duke i dëshiruar sukses në punë.
Në këtë rast ai iu falënderua Bogovit për udhëheqjen e suksesshme të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për shtatë vite që ka udhëhequr, duke konstatuar se angazhimi i tij dha kontribut të veçantë në punët e BPRM dhe plotësimit të qëllimeve të parashikuara.