Nju Jork, vazhdojnë bisedimet për emrin

Në Nju Jork edhe sot vazhdojnë bisedimet për çështjen e emrit. Nën mbikëqyrjen e ndërmjetësuesit të OKB-s Metju Nimic, shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov, dhe homologu i tij grek, Nikos Kocijas, do të vazhdojnë edhe sot negociatat për emrin.

Marketing

Takimi i djeshëm zgjati plotë gjashtë orë ndërsa nuk u dha kurrfarë informacioni në lidhje me bisedimet. Për sot Ministria e Jashtme ka paralajmëruar deklaratë nga ana e ministrit Dimitrov në lidhje me epilogun e negociatave për emrin në Nju Jork.

Bisedimet në Nju Jork monitorohen nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit gjithashtu kanë shprehur interesim për një zgjidhje të shpejtë të emrit dhe zgjerim të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si dhe integrimin e shteteve ballkanike në BE. Ky është takimi i parë mes palëve pas refuzimit që i bëri Athina zyrtare propozimit të Shkupit, për ”Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.