Xanakopulos: Jam optimist se do të arrijmë marrëveshje për emrin

Ministrat e punëve të jashtme kanë bërë përparim të madh dhe mund të themi se jemi në vijën finale, por askush nuk mund të parashikojë rezultatin në negociata të tilla komplekse, ka deklaruar në një intervistë për televizionin grek ERT zëdhënësi, njëherit dhe ministër pa portofol në qeverinë greke, Dimitris Xanakopoulos.

Marketing

Ai ka shtuar se nevojitet durim dhe optimizëm për të arritur zgjidhje.

“Shpresojmë dhe jemi optimistë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshjen për të cilën kemi punuar për kaq shumë kohë. Megjithatë, ne duhet të jemi të duruar. Dhe pikërisht këtë po bëjmë. Nuk është e rëndësishme të ketë një marrëveshje, është e rëndësishme që të ketë një marrëveshje të mirë”,- ka deklaruar Xanakopoulos.

Marketing