Hetimet për keqpërdorime në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Maqedoni

Kemi dëshmi, jemi lidhur me institucionet, janë ngritur disa procedura për punë të paligjshme nga ana e të punësuarve tanë, ish drejtues si dhe tatim pagues të cilët kanë qenë me benefite për mënyra të ndryshme, së shpejti do të dalim me informacione më detaje”, kështu ka deklaruar drejtoresha gjenerale e DHP Sanja Lukarevska, duke u përgjigjur mbi atë se pse deri më tani nuk ka pasur procedurë ndaj ndonjë drejtuesi brenda DHP edhe pse në bomba janë dëgjuar se si ky institucion tatimor është përdorur për revanshizëm politik.

Marketing

“Lidhi në disa segmente të ndryshme nuk është respektuar, nga dita në ditë zbulojmë shumë fakte si dhe atë se si firma të ndryshme nuk kanë paguar TVSH në afatin e caktuar e për këtë ne tash duhet të kthejmë kamata të cilat e dëmtojnë shumë buxhetin për shkak të punës së paligjshme që kanë bërë zyrtatë tanë, do dalim edhe me të dhëna të tjera në periudhën në vazhdim”, ka thënë kështu ajo.

Lukarevska thotë se kontrollet nga DAP kanë treguar shumë të dhëna rreth fshehjes së tatimit, gjendje kjo e cila duhet të kalohet derisa të kemi buxhet të mbushur.