Ato po kalonin kohë të mirë në shoqëri të njëra-tjetrës.
Leonita Lekaj, bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqet pranë aktores së njohur turke.
Bëhet fjalë për Amine Gülşe e cila në vitin 2014 e fitoi titullin si më e bukura e Turqisë, ndërsa tani po e vazhdon karrierën si aktore. Bukuroshen e kemi parë tek seriali “Asla Vazgeçmem” – “Mos u dorezo” krahë aktorit të njohur Tolgahan Sayışman.
Ndryshe, Amine është e dashura e futbollistit të njohur Mesut Ozil, ndërsa shumë shpejt pritet që çifti të kurorëzojë dashurinë me martesë.