Brazili e fiton miqësoren kundër Kroacisë falë magjisë së Neymar

Brazili e ka fituar miqësoren e luksit kundër Kroacisë, që u zhvillua në Angli, në “Anfield”.

Marketing

Neymari, që u rikthye nga dëmtimi pas 3 muajsh, ia ka siguruar Brazilit fitoren në miqësoren e luksit kundër Kroacisë, që u zhvillua në Anfield si parapërgatitje para Kupës së Botës.

Neymar hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 45’ dhe pas 24 minutave lojë, ai bëri atë që di të bëjë më së miri, duke quar më pas topin në rrjetë fuqishëm, për rezultatin 1-0, teksa në fund, Firmino realizoi për rezultatin përfundimtar 2-0.

Neymar bëri një rikthim të furishëm për të treguar se do të jetë 100% gati për Kupën e Botës në Rusi.