Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë, morën pjesë në forumin e biznesit Francë – Ballkan 2018, i cili u mbajt në Beograd, në periudhë nga 30 maj deri më 1 qershor, të vitit 2018, në organizim të Agjencisë për investime të huaja të Francës “Business France” dhe Ambasadës të Republikës së Francës në Maqedoni. Forumi i biznesit është organizuar me qëllim për të ndihmuar kompanitë nga Ballkani që të gjejnë partnerë potencialë nga Franca, në fushën e: agroindustrisë, infrastrukturës, energjisë, me fokus tek burimet e ripërtëritshme të energjisë, teknologjitë e informacionit dhe turizmin.
Në këtë forum të biznesit përveç ekspertëve, drejtuesëve të korporatave të mëdha botërore, përfaqësuesëve nga sektori qeveritar dhe institucionet publike, morën pjesë pronarë të kompanive të mëdha prodhuese nga Franca, të cilët janë të pranishëm në Ballkan, si dhe biznesmenë nga 12 vende: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Qipro, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Kosovë, MoldaviaMali i Zi, Rumani dhe Serbi.
Kompanitë pjesëmarrëse në forumin e biznesit, mes të cilëve njëzet kompani nga Maqedonia, kishin mundësinë të realizojnë takime bilaterale me partnerët e mundshëm të biznesit nga Franca në pjesën e: shpërndarjes të teknologjive franceze / prodhimeve / shërbimet e tregjeve vendore; prokurim të pajisjeve dhe teknologjive të reja nga Franca për përmirësimin e pajisjeve vendore; gjetje e partnerëve francezë për aplikim të përbashkët në furnizimet publike; gjetje të partnerëve francez për investim në rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në Ballkan si dhe gjetjen e partnerit të mundshëm për dalje të përbashkët në tregjet e treta.
Në seancën plenare të Biznes forumit, u mbajtën edhe panelë diskutimi mbi temat e rëndësishme për zhvillimin e klimës së biznesit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Në tryezë të rrumbullakët në të cilën pjesë aktive mori Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e investimeve midis kompanive franceze dhe kompanive nga Ballkani në tema nga agrobiznesit, energji, infrastrukturë, sektorit të automobilave dhe digjitalizim.
Ky ishte një rast i shkëlqyeshëm për t’u prezantuar tregimet e sukseshme të RM-së në pjesën e investimeve të huaja. Veçanërisht u theksua interesi i kompanive franceze për njohje të mundësive për investim në RM si dhe për potencialin eksportues të vendit tonë.
Përfaqësuesit e Francës në forumin e biznesit paralajmëruan një valë të re të investimeve në Ballkan, si dhe hapje më të madhe dhe bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit.